Home / Aktualitet / Ndahet nga jeta në moshë të re prej Covidit punonjësi i Kadastrës

Ndahet nga jeta në moshë të re prej Covidit punonjësi i Kadastrës

Ka humbur jetën si pasojë e Covid 19, punonjësi i Kadastrës shqiptare Flamur Muçollari. Lajmi bëhet i ditur Kadastra Shqiptare në Facebook, duke shkruar se Flamuri ishte një njeri i papërtuar, që i buzëqeshte gjithmonë punës.

Muçollari ishte punonjës i mirëmbajtjes në zyrat qendrore të Kadastrës Shqiptare. Ky është rasti i parë i humbjes së jetës nga Covid-19 në këtë institucion. Miq të shumtë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta.

“Duararti, i papërtuari, njeriu që i buzëqeshte punës, iku! Flamuri i mirë nuk e përballoi dot këtë flamë virus. Ngushëllime familjes! Pushoftë në paqe!”, shkruan Kadastra Shqiptare.

Check Also

E trishtë/ Nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, COVID i merr jetën 27-vjeçares

COVID vazhdon të sulmojë rëndë edhe moshat e reja. Një 27-vjeçare nga Berati ka ndërruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 17 =