Home / Aktualitet / Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste.

Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se ky është një lajm i mirë për Parlamentin.

Ai tha se i duhen intelektualë si Çomo.

Sipas tij ky është lajm i keq për Infektivin, pasi jemi në kohë pandemie dhe nuk është koha që një mjek t’i futet politikës.

Pjesë nga intervista e Piperos

Pyetje: Jeni xheloz që Najada Çomo do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës?

Pipero: Nuk kam pse të jem xheloz, di vetëm të them që ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.

Pyetje: Nëse nesër apo sot do ju kishin thirrur ju, a do pranonit?

Pipero: Pyetje e vështirë t’ju them të vërtetën, s’e jap dot përgjigjen e saktë tani se s’kam oferta nga asnjë forcë politike, por kam diskutuar me familjen dhe me vazjën dhe kolegëve iu kam thënë nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur rrugës së politikës sepse kemi kovidin nëpër këmbë. Por duhet të jesh në pozicion që të kesh ofertën që të marrësh vendimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Në shqipëri është e pamundur që një mjek të ndryshojë politikën sepse mjeku është mësuar me pacientin. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − ten =