Home / Aktualitet / Naftëtarët e Ballshit kundër demontimit të rafinerisë, paralajmërojnë grevë urie

Naftëtarët e Ballshit kundër demontimit të rafinerisë, paralajmërojnë grevë urie

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kundërshtojnë demontimin dhe shitjen për skrap të rafinerisë së naftës.

Naftëtarët kërkojnë shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura, ndërsa kishin shpresë për rifillimin e punës në uzinë. Para uzinës kishte prezencë të punonjësve të policisë, të cilët nuk i lejuan naftëtarët që t’i afroheshin godinës.

“Do ulemi aty të mbrojmë pronën tonë. Nëse nuk kanë dorë në vjedhje të na hapin portën dhe të shkojmë aty. Kemi lënë të gjithë pasurinë këtu brenda, ky fëmijë do të rritet përmes uzinës, jo nga hajdutët që do marrin lekët dhe do largohen”, tha një prej naftëtarëve.

Një tjetër paralajmëroi se do të hyjnë në grevë urie, nëse autoritetet nuk marrin masa për të zgjidhur problematikat e tyre.

“Sot do të marrim aktin final, do kalojmë në grevë urie. Nuk ka zgjidhje tjetër. Të bllokohen punimet, kujt t’ia kërkojmë këtë ne? Ministri i Brendshëm të vijë këtu, mos na fusin në konflikt me policinë. Këta me skafandra ne me duar bosh. Ça po bëhet këtu, si ka mundësi të ndodhë kjo? Policia e Shtetit po mbron hajdutin. Të na lejojnë të shkojmë te reparti ynë aty ku kemi derdhur djersën. Ne duam paratë tona. Të ndalohet vjedhja në uzinë”, u shpreh naftëtari.

 

Check Also

Në protestën para PD, Reporterët pa Kufij kritikojnë policinë shqiptare

Reporterët pa Kufij kanë kritikuar policinë shqiptare për sjelljen e treguar ndaj gazetarëve dhe punonjësve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + eleven =