Home / Aktualitet / Naftëtarët duan bukën e gojës!

Naftëtarët duan bukën e gojës!

Çapajev Gjokutaj/

Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë rrogat e papaguara. Thënë ndryshe kërkojnë djersën e ballit, bukën e kalamajve. Futbollistët janë në bojkot. Kërkojnë që qeveria t’u ulë taksat.

Të dyja palët i mirëkuptoj: shfrytëzojnë një të drejtë që ua jep ligji. Vetëm qeverinë nuk e marr që nuk e marr vesh.

Naftëtarëve u kërkon të dalin nga greva, pastaj mund të negociojnë. Me futbollistët vazhdon negociatat, megjithëse janë në bojkot e megjithëse i akuzon se deri më sot kanë fshehur të ardhurat.

Mos më thuaj që e drejta përcaktohet nga numrat apo, mos o zot, që ca janë sojlinj e ca sojsëzë, ca të nënës e ca të njerkës🤡

( Nga cikli ‘Monopatet e ironisë’ )

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 13 =