Home / Showbizz / ‘Na kishin vendosur çipa’, Olti Curri thyen rregullat në Roterdam

‘Na kishin vendosur çipa’, Olti Curri thyen rregullat në Roterdam

Festivali Evropian i këngës është një nga evenimentet më të rëndësishme muzikore në Evropë. Edicioni i 65-të u realizua me publik, pas një viti pauze për shkak të pandemisë.

Olti Curri, autori i tekstit të këngës që na përfaqësoi në Eurosong me Anxhela Persiterin, thotë se rregullat anti-covid ishin strikte dhe se kontrollet ishin të vazhdueshme. Ai zbulon se doli pa leje nga hoteli për të ngrënë mish në një restorant brazilian.

“Në të gjithë Holandën po të shikonin kartën që ti je pjesë e Eurovision-it, kishe një respekt të jashtëzakonshëm. Sepse të konsideronin që kishe ardhur në një event të tyrin për të sjellë muzikë. Pavarësisht se ne nuk na lanë për të dalë. Olti e bëri një gjë atje. Dola pa leje. Aty të linin në çip që të ndiqnin se ku ishe. Unë futa në një vazo që të dukesha që isha aty edhe dola dy orë. Bëra disa pazare të vogla dhe hëngra në një restorant brazilian mish. Rrezikova”, thotë Olti Curri duke qeshur.

Ai thotë se kontrollet në Roterdam ishin shumë strikte:”Për të hyrë në ambientet e Eurovisionit, që ne aty hynim çdo ditë, e qëndronim nga 12 orë aty, kontrolli ishte njësoj si në aeroport. Përveç se bënim tampon çdo ditë, tampon që të hynte nga hunda, dhe dilte nga hunda e kolegut. Sa që i thashë infermierit një moment ‘të ka humbur gjë vëlla, çfarë kërkon’?’

Check Also

Sa vjeç mbush sot Ylli Limani

Ylli Limani është kthyer në një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku, sidomos nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =