Home / Aktualitet / Musk ndikoi në tregjet e kriptomonedhave, hakerat paralajmërojnë sulmin ndaj tij

Musk ndikoi në tregjet e kriptomonedhave, hakerat paralajmërojnë sulmin ndaj tij

Grupi ndërkombëtar i hakerave, “Anonymous” ka publikuar së fundmi një videomesazh ku tregon se ka në plan të sulmojë Elon Musk pasi me mesazhet e tij në rrjetet sociale ndikoi në rënien e ndjeshme të çmimit të disa kriptomonedhave.

Në mesazh, grupi shprehet se drejtuesi i Tesla ushtron shumë pushtet në tregjet e kriptomonedhave dhe ata nuk mund ta durojnë më përpjekjet për t’u treguar kavalier me sjelljen e tij me mënyrën sesi ai sillet me to.

Ditën e enjte, Musk bëri një postim që shumë njerëz e morën si një mesazh të koduar. Ai publikoi një foto të logos së Bitcoi me imazhin e një zemre të thyer, që shumë njerëz e përkthyen si një ndarje të tij nga kriptomonedha.

‘Miliona investitorë me pakicë po besojnë vërtet në fitimet e tyre me kriptomonedhat për të përmirësuar jetën e tyre. Kjo është diçka që nuk do ta kuptoni kurrë sepse keni lindur në pasurinë e vjedhur të një miniere smeraldi të aparteidit në Afrikën e Jugut dhe nuk keni asnjë ide se si është lufta për shumicën e njerëzve që punojnë në botë”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e “Anonymous”.

Check Also

Gjata: Betejën e kemi me Ramën dhe modelin e tij, në PD do të hyjë fryma e re

Partia Demokratike do të zhvillojë në 17 korrik, mbledhjen e kuvendit Kombëtar, ku do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =