Home / Kryesore / ” Murtajat” intensifikojne thashethemet

” Murtajat” intensifikojne thashethemet

Gezim BASHA-
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar sot një listë të shkurtuar të kandidatëve për postin, (jo çmimin) e Poetit Laureat të Republikës së Shqipërisë. Midis dhjetë emrave, me meritë, gjendet edhe emri i Sadik Bejkos, një ndër përfaqsuesit më të shquar në kultivimin e poezisë lirike në gjuhën Shqipe. Për fat të keq, në Facebook u evidentua një përpjekje përbaltjeje ndaj këtij emri—të shquar për refuzimin e tij të qëndrueshëm estetik dhe ideor ndaj dogmës së Realizmit Socialist—me një biçim akuze si autor poezish për Enver Hoxhën! Në vitet e diktaturës Sadik Bejko, ka botuar vetëm dy libra, Rrënjët në vitin 1973 dhe Ku e Ka Folenë Bilbili në vitin 1983. Në këto dy libra nuk përmenden asnjëhere të vetme fjalët “parti “ dhe “Enver.” Pas botimit të librit të parë, autorit ju hoq për shtatë vjet e drejta e botimit; u përzu nga Tirana ku punonte si redaktor letrar I TV-SH-së dhe u dergua për riedukim si punëtor në galeritë e qymyrgurit në Memaliaj… …librat e tjerë I botoi pas viteve 90të. At’herë përse shpifin?! Në një intervistë për New York Book Review, Umberto Echo ofron një lloj shpjegimi, “Në mesjetë murtajat në Europë intensifikonin thashethemet, shkaktonin fushata shpifëse dhe mprehnin luften mes klaneve të kishës! “ Ka Shqiptarë për të cilët mesjeta vazhdon …——- ——- Dy strofa nga poezia antologjike e Sadik Bejkos, “Hamleti,” e botuar në vitet 70të, një kushtrim i hapur për ta pare jetën si betejë mendore në luftë me naivitetin që është në esencë nënshtrim.
Kur në histori fryjnë erërat Dhe shemben muret e kalbur të botëve, Kur kombet, shtet shkunden si fletët Në vorbullën e madhe të shqotave,
Ti vret naivitetin e shkollarit, Vështron shekujt nga kështjellat bosh, Braktis skenat, del prej ekranit Edhe s’pyet më: “Të rrosh a të mos rrosh?”

Check Also

Gjobiten 690 qytetarë pasi u kapën pa maska mbrojtëse

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse. Ndëshkohen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − three =