Home / Bota / Murtaja bubonike në Mongoli/ A jemi të rrezikuar?

Murtaja bubonike në Mongoli/ A jemi të rrezikuar?

Tani që po e përjetojnë në vetën e parë se çfarë do të thotë të kalosh një pandemi, që të gjithë jemi më të ndjeshëm ndaj çdo kambane të mundshme alarmi. Ditët e fundit, lajmet e raportuara nga autoritetet kineze për një rast të konfirmuar, dhe të paktën një rast tjetër të dyshuar me Murtajën bubonike në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme, ka shkaktuar

jo pak shqetësim. Megjithatë për momentin, nuk duket se ka asnjë arsye për të besuar se kjo sëmundje mund të përhapet në një shkallë të gjerë, ashtu siç ndodhi me Covid-19.

Dy raste të njohura

Pacienti i parë është një bari i kuruar në një spital në qytetin Bajanur, tanimë në gjendje të qëndrueshme dhe në karantinë. Nuk është e qartë se si ai ra në kontakt me infeksionin e rrezikshëm, ndërsa dinamika e prekjes së një pacienti tjetër të mundshëm, një djalë i ri

15-vjeçar, që ra në kontakt me një marmotë të kapur nga një qen, është më pak misterioze. Autoritetet kineze i kërkuan popullatës të shmangë gjuetinë, prekjen ose ngrënien e brejtësve, në veçanti të marmotave, që duket se janë burimi i mundshëm i patogjenit (bakterit Yersinia pestis ), dhe të qëndrojnë larg çdo brejtësi të ngordhur. Niveli i alarmit shëndetësor u rrit në 3 nga maksimumi 4, dhe do të mbetet i tillë deri në fund të këtij viti.

Infeksioni

Murtaja bubonike, shkaktohet nga futja në trupin e njeriut të bakterit Yersinia pestis, nëpërmjet kafshimit të një pleshti të infektuar nga ana e tij nga një brejtës. Bartësi më i zakonshëm i infeksionit është zakonisht miu.

Por në rajonin e Mongolisë së Brendshme, bartës është më shpesh marmota, një kafshë e përhapur shumë në zonat rurale. Simptomat e sëmundjes përfshijnë ethet e forta, ndjesia e përgjithshme e të qenit fizikisht jo mirë, dhe ënjtje të nyjave limfatike në ije dhe sqetulla (të cilat fryhen dhe formojnë fshika të qelbëzuara).

Forma pulmonare e murtajës, që është sigurisht më seriozja, por më pak e zakonshme, përfshin traktin e poshtëm të frymëmarrjes, dhe transmetohet nga një njeri tek tjetri përmes ajrit, madje edhe pa kafshimin nga pleshtat.

Dikur bënte kërdinë, por sot mund të kurohet

Përgjatë historisë, Murtaja bubonike ka qenë një sëmundje jashtëzakonisht vdekjeprurëse: Epidemia më e rëndë, ajo e Vdekjes së Zezë e shekullit XIV, vrau të paktën një të tretën e 75-80 milionë banorëve të Evropës, në një nga valët më vdekjeprurëse të një epidemia të regjistruar ndonjëherë.

Në vitin 1665, Murtaja bubonike shfarosi një të pestën e popullsisë së Londrës, ndërsa 12 milionë njerëz vdiqën gjatë shpërthimeve epidemike që u shfaqën midis Kinës dhe Indisë në shekullin XIX-të. Disa shpërthime të vogla epidemike regjistrohen ende sot në pjesë të botës, si Kongo dhe Madagaskari në Afrikë.

Nëse neglizhohet, sëmundja e Murtajës bubonike është vdekjeprurëse në 30-60 për qind të rasteve. Megjithatë në rast se identifikohet në kohë, siç duket që ka ndodhur edhe me 2 pacientët, ajo është e shërueshme me antibiotikë.

Sistemi i hershëm i monitorimit, ndihmon shumë në parandalimin e përhapjes së madhe të këtij infeksioni. Pra lajmi real është ky:nuk kemi të bëjmë me një kërcënim i ri pandemik që vjen nga Lindja. Siç vë në dukje e përditshmja amerikane “The New York Times”, Shtetet e Bashkuara regjistrojnë mesatarisht 7 raste të Murtajës bubonike në vit, më shpesh në zonat rurale të shteteve perëndimore./

Focus.it-Përshtatur nga CNA.al

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − six =