Home / Aktualitet / “Mungesë demokracie!”/ Reagon BE pas ndalimit të mediave në Kuvend

“Mungesë demokracie!”/ Reagon BE pas ndalimit të mediave në Kuvend

Ambasada e Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për “bunkerizimin” e Kuvendit duke mos i lejuar gazetarët që të jenë pjesë e zhvillimeve të Kuvendit. Me anë të një reagimi zyrtar, BE është shprehur se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë. Në fund theksojnë se këto vendime nuk kanë standarde europiane.

“Dëgjimet publike dhe aksesi i mediave në Parlament për të mbuluar punimet plenare dhe komisionet janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përputhje me udhëzimet e BE-së ose me këshillave të dhëna nga IPA-s në vitin 2014,”-shkruhet në reagim. Ditën e sotme gazetarët dolën në një protestë kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që i lë ata jashtë seancave parlametare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Në orën 09:00, pjesëtarët e pushtetit të katërt u vendosën para Kuvendit të Shqipërisë, para nisjes së seancës plenare për të zhvilluar një protestë paqësore. Pas protestës së tyre, Kuvendi i Shqipërisë reagoi me anë të një deklarate të gjatë për mediat. Ata bënin të ditur se sistemi i ri audio-video është i rekomanduar dhe i ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, duke shtuar se gazetarë dhe mediat janë informuar në vazhdimësi lidhur me sistemin, mënyrën e funksionimit dhe risitë që do të sillte për rritjen e transparencës parlamentare.

Check Also

U akuzuan për baste dhe lidhje me Ndraghetan, reagon vëllai i Igli Tares

Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Agron Tare, në një intervistë për Adnkronos, i ka cilësuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =