Home / Stili i jetes / Mund ta kuptojmë nga pija juaj e preferuar nëse jeni ose jo, pak psikopat

Mund ta kuptojmë nga pija juaj e preferuar nëse jeni ose jo, pak psikopat

Nëse porosia juaj e përhershme është gin dhe ujë tonik, kemi një lajm të mirë dhe një të keq për ju. Po e fillojmë nga lajmi i mirë. Dëshira juaj ngjan me atë të shkrimtarit të famshëm, F. Scott Fitzgerald, autorit të “The Great Gatsby”.

Lajmi i keq? Ka gjasa të keni paksa prirje psikopatie.

Teoria u publikua nga Universiteti i Innsbruck-ut, Austri, që kreu një studim mbi njerëzit që preferojnë shijet e hidhura në ushqime dhe pije, siç është ajo e xhinit apo ujit tonik.

“Ata që zgjedhin shijet e hidhura shfaqin herë-herë dashakeqësi.”-thuhet në raportin përfundimtar.

Në këtë studim u bënë pyetje që lidheshin me qëndrueshmërinë emocionale, makiavelizmin, agresivitetin dhe tendencën për të shfaqur tipare sadiste.

Në përfundim, njerëzit që shfaqën pëlqimin për ushqimet e hidhura si çokollata e zezë, kafja apo uji tonik, prireshin të kishin tendenca të tilla psikike.

Pas analizimit të 1000 pjesëmarrësve u zbulua një lidhje mes preferencës për të hidhurat me psikopatinë, sadizmin, agresivitetin dhe dëshirën për të kundërshtuar. Po sipas studiuesve dëshira për kafe, apo ushqime si: rrepat, selinoja janë tregues narcizmi dhe cinizmi.

Check Also

Ju bezdis aroma e pakëndshme e këpucëve? Ja si ta eleminoni atë

Era e pakëndshme e këpucëve na bezdis të gjithëve pa përjashtim. Bakteret në këpucë mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =