Home / Kulture / Muhamet Tartari njofton publikimin e librit të tij më të ri

Muhamet Tartari njofton publikimin e librit të tij më të ri

Muhamet Tartari/

Të dashur Miq,

Kam kënaqësinë të ndaj me ju botimin tim të ri, “Histori në Polifoni”, një pjesë e punës sime mëse 45 vjeçare në fushën e kulturës, arsimit dhe polifonisë labe. Falënderime kam nga zemra për të gjithë pjesëtarët e Grupit Polifonik të Vranishtit dhe të gjithë këngëtarët dhe grupet e tjera të nderuara të krahinës së Labërisë, Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, Ansamblin e Ushtrisë e të tjerë që bashkëpunuan me mua në këto 5 dekada. Vlerësim e respekt për studiuesit dhe muzikologët që i dhanë vlerë këngës e valles vranishnjote.
Faleminderit redaktorit shkencor, mikut tim Prof. Dr. Bardhosh Gaçe për punën e përkujdesjen lidhur me këtë botim.
Falënderime të pëzemërta për ata që dhanë mendimet dhe vlerësimet e tyre në këtë libër, mikun tim Akademik Prof. Dr. Vasil S. TOLE dhe mikun e vëllain tim të jetës së gjatë, Lefter Çipa.
Faleminderit Shtëpisë Botuese Botimet Toena në veçanti botueses Irena Toçi.
Ky botim që përmban edhe disa studime e kumtesa lidhur me Luftën e Vlorës, vjen në vitin jubilar të 100 Vjetorit të kësaj Epopeje. Mirënjohje për Bashkinë e Vlorës dhe kryetarin Dritan Leli për mbështetjen e botimit.
Përulem me respekt përballë cilitdo që mbështeti këngën dhe vallen e Vranishtit dhe Këngën e Vallen Labe në dekada!

Jetën e paçin këngë!

Me respekt,
Muhamet Tartari
Mjeshtër i Madh
Vranisht, Labëri, 27 Gusht 2020

L’image contient peut-être : plein air

L’image contient peut-être : 1 personne, texte

Aucune description de photo disponible.

Aucune description de photo disponible.

Aucune description de photo disponible.

Check Also

Sentenca nga Emil Cioran

1. Çdo fjalë më sëmur. Ndërkaq, çfarë kënaqësie do të ndjeja të dëgjoja lulet tek …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =