Home / Aktualitet / MUAJI I KRENARISË (PRIDE MONTH)

MUAJI I KRENARISË (PRIDE MONTH)

Nga Ridvan PESHKEPIA-

Ky paska qenë muaji i krenarisë për homoseksualët. Më quani modë e vjetër por unë ende nuk kuptoj: çfarë krenarie mund të kesh se je homoseksual? Nuk po them se është turp por pse krenar? Krenaria është ndjenjë që vjen nga arritje që i vlejnë personit dhe njerëzve të tjerë, si shpikje, vepra arti, arritje në sport, hartimi dhe zbatimi i politikave të suksesshme, sukses në biznes e të tjera. Por nuk kuptoj dot se çfarë arritje është të jesh homoseksual.

Ka shumë homoseksualë që janë njerëz të suksesshëm në profesionet e tyre por ky është një burim krenarie të përditëshme dhe nuk ka nevojë për një muaj të tërë të përkushtuar kësisoj. Homoseksualët janë bashkëqytetarë dhe bashkëkombas tanë; ata na shërbejnë dhe ne ju shërbejmë atyre. Shumica e homoseksualëve jetojnë jetët e tyre larg kësaj propagande që promovon homoseksualitetin, e cila më shumë tingëllon si sfidë që u bëhet normave shoqërore ekzistuese se sa si shpalosje e ndonjë krenarie të veçantë. Kësisoj, kundërshtimi im ndaj një muaji të tillë absurd vjen jo si kundërvenie ndaj homoseksualëve por si kundërvenie ndaj një fushate të tillë promovuese të homoseksualizmit.

Check Also

“Presim indicie nga SHBA”, Starova i kundërvihet SPAK-ut

Kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, i cili ishte pjesë e koalicionit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 4 =