Home / Aktualitet / Mposhti COVID-19, Veliaj tregon se si u infektua

Mposhti COVID-19, Veliaj tregon se si u infektua

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ditën e sotme nëpërmjet një postimi të gjatë në facebook deklaroi se tashmë ka mposhtur koronavirusin.

Ai ka folur gjithashtu edhe për mënyrën se si ka mundur ta sfidojë me sukses koronavirusin, ndërsa ka vlerësuar punën e mjekëve shqiptarë, teksa tregoi se nuk ka bërë asnjë konsultë në privat, por vetëm në sistemin shtetëror.

Veliaj ka pohuar për News24 se nuk e ka marrë infeksionin në punën që bën, por nga familjarë që kanë marrë pjesë në aktivitete të caktuara, por pa zbuluar se për kë bëhet fjalë.

“Nuk kam marrë asnjë ilaç nga asnjë spital privat, vetëm ato që më janë rekomanduar e dhënë nga spitali shtetëror. Mjekët tanë jo vetëm që janë të aftë, por janë super alert dhe super të afërt. Kanë një diapazon informacioni të krijuar në këto muaj që ndoshta shumë të tjerë nuk e kanë.

Punë si puna ime janë që sado kujdesesh nuk i frenon dot.

Pranoj, nuk kam qenë pacienti prefekt, nuk e mora nga puna, por nga familjarë që ishin infektuar pasi morën pjesë në aktivitete të caktuara. Asnjë punonjës i bashkisë nuk u infektua”, tha Veliaj.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 6 =