Home / Aktualitet / Motra e 31-vjeçarit që i hoqën zemrën në Spanjë: Si e mora vesh lajmin për vdekjen e vëllait

Motra e 31-vjeçarit që i hoqën zemrën në Spanjë: Si e mora vesh lajmin për vdekjen e vëllait

Motra 31-vjeçarit Saimir Sula të cilit i hoqën zemrën në Spanjë, Majlinda Sula ka zbuluar detaje të reja për ndarjen nga jeta të vëllait të saj.

Ajo thotë se në momentin që shkoi në spital, pasi u thërrit nga mjekja e turnit, ajo u rrethua nga mjekë dhe badigardë, të cilët i komunikuan informacionin.

“ Vëllai u shtrua në spital në datë 8 në darkë. Kjo zonja (mjekja spanjolle Irene Petit) hyri të nesërmen në orën 2 dhe mori turnin. Në 5 e gjysmë vëllai ndërroi jetë. Pasi ndërroi jetë, më telefonoi duke më thënë se a mund të vini në spital. Kur shkova në spital, nuk po flisnim. Nuk po flisnim dhe fillova të bërtisja. Më pas tundën kokën dhe më thanë se ka ndodhur diçka” – tha e motra.

Ajo është e bindur që vëllanë e saj e vranë. 4 ditë që nga vdekja e 31-vjeçarit, ngjarja ishte e mbuluar nga misteri. Bëhet fjalë nga data 9 maj 2020, kur dhe ai ka ndërruar jetë deri në 13 maj 2020 kur turpi është tërhequr nga agjensia funerale. Pyetjes se ku ka qëndruar trupi gjatë kësaj kohë, në spital apo në morgun e shtetit, motra nuk mund t’i japë një përgjigje.

“Të premten e lashë në spital, pastaj nuk di nëse të premten e çuan në morgun e shtetit apo pritën të hënën, i është bërë një autopsi të hënën, më 12 maj, kam një kopje, ku shkaku thotë në fund është i panjohur dhe të martën kemi shkuar jo për ta marrë ne vetë se nuk lejohet, por për të autorizuar funeralin që të tërheqë trupin dhe ta sjellë në Shqipëri”, tregon Sula.

Check Also

Këshillat e gjysheve: Si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 3 =