Home / Kryesore / Moti vijon të na surprizojë/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Moti vijon të na surprizojë/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Ditët me mot me diell dhe temperatura të larta tashmë duken të largëta dhe të gjithë duhet të mësohemi me motin i cili do të jetë kryesisht i vrenjtur shoqëruar me reshje shiu.

Në këtë mënyrë, dita e sotme gjatë pjesës së parë të saj do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër.

Më pas, pas orëve të mesditës gradualisht moti do të jetë me diell si dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në pakësim me kalimin e orëve. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu por të izoluara dhe lokale në relievet e larta malore.

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 13°C në relievet malore deri në 19°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 32°C në ato të ulta. Era, do të fryjë nga kukadrati i jugut kryesisht e lehtë duke u pasuar nga valësimi i forcës 0-1 ballë.

Check Also

Sot përballja e fundit Trump-Biden

Sot do të mbahet përballja e fundit në sallën e Belmont University në Tenessy, mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =