Home / Aktualitet / Moti i keq paralizon vendin/ Reshjet çajnë në mes rrugën në Lezhë (FOTO)

Moti i keq paralizon vendin/ Reshjet çajnë në mes rrugën në Lezhë (FOTO)

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shembur një rrugë në Lezhë. Mësohet se është shembur rruga që lidh Njësinë Administrative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës.

Raportohet se rruga është ndarë në dy pjesë, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Për pasojë qarkullimi është ndërprerë, sepse rruga është bërë tërësisht e pakalueshme.

Lezha është një ndër zonat më problematike si pasojë e motit të keq. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje.

Pamje të frikshme/ Reshjet çajnë në mes rrugën

Check Also

Moçali i ka dhe shpendët e rralla, profesor Spiro!

Nga Arber DALMATI- Zotin Aristotel Spiro, Profesor ne filologji nuk e njoh as nga afer …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =