Home / Aktualitet / Moti i keq në Belgjikë, 36 të vdekur dhe qindra të zhdukur
epa09352024 Destruction after heavy rains caused flooding in Pepinster, Belgium, 18 July 2021. Heavy rains have caused widespread damage and flooding in parts of Belgium. The death toll rose to 27, in addition to 103 people reported missing. EPA/JULIEN WARNAND

Moti i keq në Belgjikë, 36 të vdekur dhe qindra të zhdukur

Numri i të vdekurve në Belgjikë po rritet ende për shkak të motit të keq.

Kryetari i bashkisë së Shodfonten, provinca e Liezhit, Daniel Bacquelaine konfirmoi këtë mëngjes në radion ”Rtbf” një numër të ri prej 36 vdekjesh, në kontekstin e përmbytjeve serioze të ditëve të fundit.

Gazetat lokale raportuan se ky është një numër provizor, pasi supozohet se ka ende më shumë se 100 të zhdukur.

Sipas gazetës ”Sudpresse”, 32 vdekje u regjistruan në provincën e Liezhit, një në  Luksemburg, dy në provincën e Namurit dhe një në rajonin e Sharlëruasë.

Check Also

Aksidenti tragjik në Kosovë, Kurti: Lutemi që të kemi sa më pak viktima

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku si pasojë e përmbysjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =