Pas reshjeve të dëborës që përfshinë vendin fundjavën që lamë pas, java që kemi përpara pritet të vijojë me temperatura shumë të ulëta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga dita sotme deri të mërkurën, parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.
