Home / Kryesore / Moti, 28 janar 2021

Moti, 28 janar 2021

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhoj do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.

Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qëndrës. Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në pjesën më të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -9°C deri në 4°C
zonat e ulëta -6°C deri në 10°C
zonat bregdetare -2°C deri në 12°C

Check Also

Mbi një mijë raste të reja, 19 pacientë humbin betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − thirteen =