Home / Kryesore / Moti, 11 shkurt 2021

Moti, 11 shkurt 2021

Situata sinoptike pritet të ndryshojë sërish ditën e enjte pasi do të mbizotërojnë vranësirat e dendura. Reshjet e shiut parashikohen të vazhdueshme. Intensiteti i tyre do të jetë mesatar në formën e shtrëngatave. Intensitet të lartë, në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike parashikohet të ketë në pjesën veriore dhe bregdetare. Pasdite, reshjet do të humbin intensitet me shi të dobët e të përkohshëm. Borë në zonat malore.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje e prej mesditës veriperëndim me shpejtësi 3-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit erë e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 5°C deri në 9°C
zonat e ulëta 7°C deri në 13°C
zonat bregdetare 9°C deri në 14°C

Check Also

Virusi është bërë më agresiv, Pipero: Ja çfarë po konstatojmë tek pacientët

Mjeku  infeksionist Pëllumb Pipero mendon kjo situatë vjen pasi shumë persona po ekspozohen më gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 19 =