Home / Aktualitet / Moska nis vaksinimin anti-covid Sputnik V

Moska nis vaksinimin anti-covid Sputnik V

Rusia ka nisur programin e vaksinimit të COVID-19 në klinikat e kryeqytetit për të gjithë personat që janë më të rrezikuar nga virusi.

Vaksina Sputnik V u regjistrua në gusht dhe shkencëtarët thonë se është 95% efektiv dhe pas 28 ditësh krijohen antitrupat. Gjithashtu ata thonë se nuk shkakton efekte anësore të mëdha.

Në Moskë qindra njerëz janë regjistruar për të bërë dozën e parë nga dy të tilla gjatë fundjavës por është e paqartë numri i prodhuar.

Kompania pret të arrijnë në realizimin e 2 milionë dozave deri në fund të vitit.

Fillimisht vaksina do tu ofrohet personave që punojnë në shkolla dhe shërbimin shëndetësor si dhe punonjësve social në qytetin me 13 milionë banorë.

Shërbimi i regjistrimit online në interet i lejon punonjësit me profesionet më të riskuara të moshës 18-60 vjeç, të rezervojnë takime falas në 70 qendra shëndetësore përreth qytetit.

Personat që kanë marrë injeksione ose kanë pasur sëmundje të frymëmarrjes në 30 ditët e fundit do të përjashtohen, ashtu si ata me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

Rusia gjithashtu krijoi edhe një vaksinë të dytë të quajtur EpicVaçorona nga qendra Siberia Vector. Kjo është planifikuar të bëhet e disponueshme në dhjetor, me vaksinimin masiv që të fillojë në Vitin e Ri.

Check Also

Duhet bërë kujdes në ndërtimin e jetës..

Nga Dhimitër ANAGNOSTI-  Regjisor/ Nderi i Kombit Dikur, diku kam shkruar: ” në pleqëri njeriut i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − three =