Home / Showbizz / Mos vallë me këto puthje e dedikime Arilena dhe menaxheri i saj konfirmuan zërat për romancën e tyre?

Mos vallë me këto puthje e dedikime Arilena dhe menaxheri i saj konfirmuan zërat për romancën e tyre?

Arilena Ara festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 22-t. Në rrjetet sociale këngëtarja na tregoi pamje nga super festa e ditëlindjes ku ishin të ftuar miq e të afërm.

Arilena publikoi disa video nga festa me miq, ku shiheshin edhe Alban Skënderaj me Miriam Canin, Xhensila Myrtezaj me Labinot Gashin, Flori Mumajesi, Arnita Beqiraj, menaxheri  dhe motrat e saj, etj.

Këngëtarja fryu edhe qirinjtë e tortës, ndërkohë që miqtë e saj i këndonin këngën e ditëlindjes.  Të gjithë ishin të veshur me të bardha, ashtu siç ishte dhe kodi i veshjes në festën e organizuar për këngëtaren.

Ditën e sotme këngëtarja ka postuar të tjera foto e video nga mbrëmja që e ka cilësuar si më të bukurën në jetën e saj.

Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen e mediave nga gjithë kjo mbrëmje është afërsia e Arilenës me menaxherin e saj Popi Kola.

Ky i fundit po ashtu ishte edhe organizatori i festës përrallore, teksa mes tyre vihet re një kimi shumë e mirë e në pamjet e publikuara shihen duke u puthur e duke u përqafuar.

Popi u kujdes edhe që t’i bënte një super urim Arilenës në Instagram, duke shkruar ‘Happy Birthday Kido ❤️ trashegimia ime e perjetshme!’ teksa në postimin e tij kanë vërshuar komentet e ëmbla.

Ky postim është rishpërndarë më pas nga këngëtarja e cila ka bllokuar komentet, ndërsa këtë veprim nuk e ka bërë me postimet e tjera.

Në fakt ata janë përfolur edhe herë të tjera për një romancë mes tyre por nuk e kanë pohuar kurrë diçka të tillë. Përveç të tjerash Arilena është kudo me Popin, në çdo vend e udhëtim, qofshin këto udhëtime pune ose jo.

Fillimisht ata deklaruan se punonin së bashku, por pozat e ëmbla, dedikimet, e së fundmi kjo festë kanë ngritur goxha dyshime.

 

Check Also

Në ditët e fundit të shtatzanisë, shpëtimi i Sarës është kjo gjë e Ledrit

Shtatzënia e Sara Hoxhës, të dashurës së Ledit, ka qenë padyshim një ndër titujt kryesorë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 12 =