Home / Kryesore / Mos shani e shpifni kundër Presidentit të ardhshëm!

Mos shani e shpifni kundër Presidentit të ardhshëm!

Nga Gezim Basha

Unë e kuptoj prirjen e shumë shqiptarëve të Amerikës për të votuar Presidentin Trump, ajo që nuk mund ta shpjegoj dot është gjuha e urrejtjes që manifeston një minorance e caktuar ndaj Kandidatit Demokrat Joe Biden.

Disa fakte, “some food for thoughts!”

Në Senat, Joe Biden, krahas senatorit republikan Bob Dole, ka qenë përkrahësi më i madh i kauzës Shqiptare për liri, të drejta njerëzore dhe demokraci në Ballkan.

Si senator, Joe Biden, në pallatin presidencial të Jugosllavisë së mbetur, i drejtoi gishtin Milosheviçit duke e quajtur, “a goddamned war criminal,” një dreq kriminel lufte.

Kur gjatë javës së Pashkëve Orthodokse të vitit 1999, Presidenti Klinton u propozoi lidereve demokratë të Kongresit një ndalim të bombardimeve kundër objectivave serbe, i pari reagoi Biden duke thënë:
Në se meret ky vendim, une do ti drejtohem popullit me vetem dy fjalë: Presidenti u thye!”

Djali i ndjere i Biden, Beau Biden, ishte pilot I njerit prej aeroplanëve që bombardonin ushtrine Serbe gjatë Luftës së Kosovës.

Pas çlirimit të Kosovës, si senator dhe më pas Zv/president, Joe Biden ka qene avokati më zëlartë në favor të pavarësimit të Kosovës dhe ruajtjes së sovranitetit të saj.

Në se ju ka mbetur akoma një fill mirësie—a little human decency—votoni zgjidhjen tuaj për një president përçares, por mos shani e shpifni kundër Presidentit të ardhshëm të SHBA-ve Joseph Robinette Biden Jr!

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =