Home / Analize / Mos e shaj Devenë …

Mos e shaj Devenë …

 

Odise Kote

Këtë fabul hebraike, ma solli ndërmend një i njohur që u largua këto ditë nga Shqipëria. Zotëria në fjalë, “konsumoi” prej një kohe të gjatë poste shtetërore që krijonin lehtësi e shanse për komoditet, arsimim e pasurim të pamerituar.
Kur i mbaroi “vaji i kandilit” e zevënëdësuan me të tjerë që sigurisht kishin të drejtën e sfidës, kualifikimeve e të konkurencës.
Pas kësaj, “favorehumburi” (për sakatllëqe psikologjike, që shpesh i fshehim brenda vetes, por që nuk i dime) nisi të shajë mbarë e prapë duke e shthurur gjuhën paturpësisht.
Shpesh ndarja mes së mirës e të keqes nuk është aq e thjeshtë, pasi jemi ne që i vendosim kufijtë dhe kësisoj të këqijat që nuk thuhen, janë ato më të rrezikshmet.

Fabula hebraike flet për të vuajturin që shkon në Pazar të blejë një Deve. I pamësuar me tregun (vendosmëria jonë për të mësuar tregëtinë, duhet të jetë e tillë që të mos kemi kohë për çështje të tjera), lodhur e raskapitur, joshur nga mburrjet hiperbolike të tregëtarit, e mer i vuajturi devenë dhe e shpie në shtëpi.
Rrugës së gjatë, e gjithë ditët më pas, Deveja e blerë në Pazar, nuk doli ashtu siç e shiti tregëtari.
Ja kishte hedhur !
Deveja s’ngopej ushqim dhe nuk deshte një gjym me ujë në javë për të punuar (siç i pat thënë tregëtari), por një oaz shkretëtire në ditë.
U mërzit pa masë i vuajturi dhe ju frynë damarët e qafës.
Mezi priti gjithë javën, dhe ditën e Pazarit e nduki me mundim të madh Devenë, gjer sa mbërriti aty ku duhej.
Mes mizërisë së blerësve, zvarë – zvarë kërkoi në ngut tregëtarin që i kishte shitur Devenë.
E gjeti.
“Ti që më gënjeve, që thoje se i mjaftonte një gjym me ujë për gjithë javën, kësaj që dhe lumin Nil ti japësh s’do ngopet …kjo gërdallë…!
Mjaft i foli tregëtari dhe i zuri gojën me pëllëmbë të dorës : – Mjaft, po e shave edhe ca, si do ta shesësh pastaj Devenë… s’ta mer njeri në jetë të jetëve !
Kaq tha tregëtari. Dhe nuk foli më.
I vuajturi u mëdysh pas këtyre fjalëve.
E vështroi gjatë në sy, por s’nxorri asnjë fjalë.
Nga i dituri mund të mësosh edhe kur ai hesht.

Personazhin e takova rastësisht në aeroportin “Nënë Tereza”, ditën që largohej nga Shqipëria. Nuk pushonte së shari këtë tokë, njerzit e saj, origjinën dhe traditat, fatin e tij të zi. Gati sa nuk thoshte “më ndrroni dhe gjakun !”
Ai s’ishte i palexuar, madje kish lexuar mirë, por në rastin e tij gjëja më e rëndësishme nuk ishte sa dinte, por cilësia e asaj që dinte.
“Mos e shaj Devenë …” e ndërpreva një çast përroin e mallkimeve të tij dhe i rrëfeva urtinë hebraike.
Shtrenjtë i kushton vërtet mësimi, atij njeriu që mëson nga gabimi i tij or mik!
Mund të ikësh nga kjo tokë në kërkim të një jete më të mirë, mund dhe ta urresh përkohësisht Shqipërinë, po kursesi nuk mund ta fshish !
Mos i bëj njerzit të pendohen pse të kanë njohur, por bëji të ndjejnë keqardhje pse po të humbin… o NJERI !

Check Also

Efekti i koronavirusit në trafikun ajror…

Europa ashtu si nuk është parë asnjëherë në epokën moderne. Gjithçka në një prej momenteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =