Home / Aktualitet / Mori dozën e dytë të vaksinës, paralizohet infermierja 40 vjeçare në Greqi

Mori dozën e dytë të vaksinës, paralizohet infermierja 40 vjeçare në Greqi

Një infermiere 40-vjeçare, pa sëmundje themelore, pësoi paralizë të ekstremiteteve të poshtme nga një sëmundje autoimune që ndodhi pas dozës së 2-të të vaksinës.
Infermierja e cila mori dozën e dytë të vaksinës, në spitalin e Korfuzit, u paralizua nga sindroma neurologjike autoimune Guillain-Barre. Nuk është përcaktuar nëse është e lidhur me vaksinën, pasi asnjë rast i tillë nuk është raportuar deri më tani. Ajo është një infermiere 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve.

Infermierja i është nënshtruar një radiografie, e cila ishte “e pastër” po ekzaminohet neurologjikisht nga neurologët për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

“Ekstremitetet e saj të poshtme janë paralizuar. Ishte në shëndet të përsosur, është e sigurt që është një efekt anësor i vaksinës, 400,000 njerëz janë vaksinuar dhe nuk kishin asnjë problem, por ne themi se kjo kolege nuk kishte absolutisht asnjë problem shëndetësor. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që është një efekt anësor i vaksinës. Ajo është një në 400,000 dhe kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë për vaksinimin, por kolegja jonë është në një karrocë dhe nuk mund të ngrihet dhe është e terrorizuar, ” tha presidenti i POEDIN Michalis Giannakos

Check Also

Nxjerr pamjet e mushkërive të dëmtuara të personave në moshë të re, Tritan Kalo bën apelin e fortë

Mjeku i njohur Tritan Kalo, përmes një reagimi të gjatë në Facebook, ka bërë apel …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 17 =