Home / Aktualitet / Mori armën dhe qëlloi në mes të Vlorës, 19-vjeçari e pëson keq

Mori armën dhe qëlloi në mes të Vlorës, 19-vjeçari e pëson keq

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 7 =