Home / Opinion / Monika Begaj/ Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun!

Monika Begaj/ Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun!

Mëngjesi i pezullimit të përkohshëm të ligjit për Vettingun nga Gjykata Kushtetuese, e gjeti në një dilemë të madhe bandën në pushtet dhe segmente të inkriminuara të shtetit, si dhe shpuren e tyre në prokurori dhe gjyqësor; Prokurorë, gjyqtarë, administratorë, drejtues institucionesh që u janë vënë në shërbim të tyre për të përligjur krimin dhe korrupsionin. Dilema e madhe ishte se me ç´fytyrë do të dilnin para popullit? Me fytyrën e Sokratit të vuejtun (sepse zbatimi i Vettingut do të shkurtonte kohën) apo me atë të derrit të kënaqun (sepse ja dolën në një farë mënyre)… Unë dhe 300 punonjës të kompanisë Certified Solutions Corporation, që u hodhëm në rrugë nga krimi ekonomik i kryer ndaj saj nga individë te LSI-së, e dimë përgjigjen e kësaj pyetjeje… De iure u ba njeriu Sokrat, por de fakto ishte derr… Si një i tillë feston ish Ministri i Energjitikës dhe Ekonomisë z.Naco qe për ironi te fatit do të na ´jepte të drejtën´ si Ministër i Drejtësisë?! Si një derr i kënaqur feston i denoncuari si ish drejtor i DPM dhe sot na gjykon nga pozitat e deputetit. Si derr i kënaqur feston gjyqtari A.Aliaj, që e coi deri në fund gjykimin e cështjes së falimentit në kundërshtim të hapur me ligjin (edhe pse me të kishim konflikt të hapur interesi). Po me këtë fytyrë, feston auditja(administratorja e falimentit të kompanisë CSC) A.Nuri, që duke u vënë në shërbim të hapur të politikës së korruptuar, të habit për kurajon dhe guximin duke bërë veprime juridike në shkelje të hapur të ligjit. I habit kolegët e saj jo për profesionalizëm, por për forcën dhe angazhimin e saj në kryerjen e këtij krimi, duke u vënë në shërbim dhe kënaqur orekset e babëzisë së veshur me pushtet. Si një derr i kënaqur feston Prokuroria, e cila prej tre vjetësh disponon provat e faktet që vërtetojnë këtë krim dhe korrupsion dhe në momentin që ligjërohet shtyrja e Vettingut, ja kalon tërësisht dokumentacionin një prokuroreje tjetër që qëndron më pranë të akuzuarëve. Prokurori i rradhës vjen si usta, si mjeshtër për të mbyllur shumë shpejt dosjen, ne kohë rekord në favor të pushtetarëve që e vunë pasurinë, duke shkelur mbi fatin tonë, mbi djersën dhe gjakun tonë. Por buzëqeshja do t`u ngrijë në fytyrë, sepse fytyra që ata zgjodhën buzëqesh perkohësisht, por nuk të siguron kurrsesi lumturinë. Nuk mund të mbyllësh një dosje ku autorët e krimit dhe korrupsionit janë konkret dhe kanë lënë gjurmë. Nuk mund të mbyllësh një dosje ku Gjykatat e korruptuara kanë dënuar konsumatorë të energjisë elektrike duke përdorur si provë çertifikatën e lëshuar nga pala e tretë e pa Autorizuar(Liçensuar). E theksojmë se më tepër se kurre, ju, Prokurorë dhe Gjyqtarë, nuk mund të mbyllni një dosje që sot ndodhet në të gjitha Institucionet e Drejtesisë Shqiptare dhe jo vetëm; Nuk mund të mbyllni një dosje që ndodhet mbi tavolinën e Ambasadorit Lu; Nuk mund të mbyllni një dosje që ndodhet mbi tavolinën e Përfaqësuesve të Misionit të BE në Shqipëri; Nuk mund të mbyllni një dosje, e cila ndodhet nëpër tavolinat e Institucioneve Ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut: Amnisty International, UNHCR, Transparency International etj, etj. Edhe pse kjo situatë ka kënaqur përfaqësues të ligjit, që nëpërmjet falsifikimit të firmës kanë tentuar të tërheqin miliona Euro nga kompania CSC Sh.p.k, përsëri nuk do t´ja dalin dot. Ju dhe shpura juaj, nuk do të mund të ndalni zërin tonë edhe pse mundoheni të na mbyllni gojën me kërcënime. Ju nuk vodhët kompaninë tonë, por VODHET JETEN TONE…ndaj ndëshkimi është i pashmangshëm… E vërteta nuk ndalet dot, ajo do të marrë si ortek përpara këdo që mundohet ta zhbëjë atë. Ora ka filluar te numërojë mbrapsht…Prandaj britma e Migjenit dëgjohet dhe sot po aq fuqishem: ´Qeshni palaco, ndërsa zemra ju pëlcet!´

Check Also

Koefiçienti i neglizhuar

Nga Dashnor KOKONOZI – Tek prisnim kamionin e bukës, një shitëse dikur më tregonte se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 3 =