Home / Bota / Momenti kur 17 vjeçari ekzekuton dy motrat binjake 18 vjeçare

Momenti kur 17 vjeçari ekzekuton dy motrat binjake 18 vjeçare

Një adoleshent është arrestuar në veri të Brazilit si i dyshuar se ka qëlluar për vdekje dy motra binjake dhe ka transmetuar ekzekutimin banditesk në rrjetet sociale. (Shiko ketu videon)

Dy viktimat 18-vjeçare, të identifikuara si Amália Alves e Amanda Alves, u gjetën të vdekura  në anë të një rruge pranë kompleksit rezidencial në Pacajus, Ceará, në fundjavë, disa orë pasi ishin vrarë.

Në pamjet video të publikuara në rrjet dy vajzat fatkeqe që kishin secila një fëmijë, shiheshin të ulura në gjunjë në rrugë pranë njëra-tjetrës.

Vrasësi i sëmurë i urdhëronte ato të mbanin lart flokët, teksa më pas 17 vjeçari Mateus Abreu, qëlloi me armë ato prapa koke.

Autoritetet nuk kanë dhënë motive për aktin çnjerëzor, por e përditshmja Jornal de Brasília shkruante se motrat ishin vrarë në lidhje me incidente mes trafikantëve të vegjël lokalë.

Abreu më pas qëllon edhe dy herë të tjera ndaj vajzave, rri në këmbë sipër tyre dhe qëllon edhe dy herë të tjera.

Fqinjët kishin njoftuar policinë pasi kishin zbuluar trupat e viktimave. Amanda Alves la pas një vajzë tre-vjeçare, ndërsa Amália Alves ishte nënë e një djali gjashtë muajsh.

Abreu u arrestua nga policia e Ceará mëngjesin pas vrasjeve. E përditshmja Diario do Noreste raportonte se i dyshuari kishte arrestime të mëparshme për zotërim armësh, vjedhje e lëndime trupore.

Amanda Alves, nga Ceará, Brazil. Motra e saj 18-vjecare, Amália Alves, gjithashtu e ekzekutuar. Amanda Alves la pas një vajzë tre-vjecare.

Check Also

Ekzekutoi bashkëfshatarët pasi pinë gjithë natën bashkë / Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e 52-vjeçarit të plagosur sot me snajper nga RENEA

Të tjera të dhëna kanë dalë në lidhje me plagosjen e një 52-vjeçari, i cili …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 16 =