Home / Aktualitet / Moderatorja e njohur shqiptare infektohet me koronavirus, tregon gjendjen e saj

Moderatorja e njohur shqiptare infektohet me koronavirus, tregon gjendjen e saj

Moderatorja e njohur Arjola Shehu ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shprehet se sot feston ditëlindjen, por po qëndron e mbyllur pasi është prekur nga koronavirusi.

Me anë të postimit ajo ka treguar se ka temperaturë dhe se prej ditësh është izoluar në shtëpi.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime  por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri!  Mezi pres të kthehem pranë jush!” shkruan Arjola.

Check Also

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =