Home / Aktualitet / Moçali i ka dhe shpendët e rralla, profesor Spiro!

Moçali i ka dhe shpendët e rralla, profesor Spiro!

Nga Arber DALMATI-

Zotin Aristotel Spiro, Profesor ne filologji nuk e njoh as nga afer dhe as nga larg, perjashto nje segment njohjeje permes teksteve te tij te qarkulluara ne hapesiren nderkombetare te internetit dhe disa punimeve rreth gjuhesise dhe letersise. Sa e kam hasur emer-mbiemrin e tij e kam kuptuar se eshte individ i pakices greke ne Shqiperi i cili siç po njihem edhe me tej per shkak te ketij shkrimi, ka zhvilluar nje karriere dhe me ambicie pozitive ia ka dale te ndertoje kontributin e vet ne Shqiperi dhe ne Greqi. Nuk e pata kete perceptim prej ndonje paragjykimi, por thjesht duke pretenduar se e njoh mire atdheun dhe treguesit e pergjithshem te gjenealogjive fisnore ne pergjithesi.
Lexova shkrimin-refleksion te tij, qe merr shkas nga emisioni i gazetarit Marin Mema ne rubriken e tij aq grishese per audiencen anekend hapesires shqiptare dhe madje edhe ballkanike. Per te qene korrekt, nuk do te bie ne polemike, por do te ndjek ne reagimin tim recencen arsyetuese te zotit  Spiro.
Refleksioni i zotit Spiro ”  MOÇALI I INFLACIONIT INTELEKTUAL DHE HIPERBOLËS SË VLERAVE”,

merr shkas siç e pohon vete: ” Kohët e fundit po bëhet shumë zhurmë për një emision mbi Dropullin të një gazetari të një medieje qendrore të Shqipërisë. Nuk e kam parë këtë emision, sepse nuk kam TV në shtëpinë time (edhe pse paguaj taksën e televizionit!).”
Pra, as ndjek Tv, as e ka pare emisionin dhe perfshihet ne nje diskutim apo debat publik pa denjuar te njihet me materialin. Kjo tradheton parimin bazik shkencor te interpretimit zoti Spiro! Aq me teper kur refuzimin e afishoni qysh ne nisje te shkrimit tuaj, duke percaktuar ne kete menyre anshmerine. Aq me teper, qe shigjeten e pare ndaj qendrimit te se vertetes qe pretendon se ndricon gazetari Mema, e rezervoni per kolege tuaj, me kontribut te provuar shkencor dhe me deshmi te shumta debatndezese ne jeten dhe trajtimet historiko-shkencore.
Jo pa tendence  zoti  Spiro e konsideron telereportazhin hulumtues te profilit shkencor te Marin Memes si “… përpjekje (qe) ka një karakteristikë të veçantë”. ,” sepse mëton të vishet edhe me petkun shkencor, gjë që konfirmohet me praninë e dy studiuesve të njohur në botën akademike shqiptare”.
Zoti Spiro ne vetezgjedhjen e tij eshte refuzues i pandreqshem i asaj çka ofron Marin Mema ne rubriken e perjavshme televizive. Kjo eshte e drejte e seicilit. Por pohimi se :” Kam parë në të kaluarën e afërt 2-3 emisione të tilla dhe kam provuar një ndjesi përdhunimi shpirtëror, të cilën nuk dua (ta) përjetoj përsëri.”… Nuk mund ta kuptoje dot lexuesi i shkrimit te zotit Spiro ndjesine e tij te perdhunimit shpirteror, nese nuk eshte shqiptar apo qofte edhe shtetas shqiptar(!) Ky pohim me shume se logjike mbart nje patologji refuzuese per arsye qe besoj zoti Spiro padashur i ekspozon ne tekstin e vet me titull…..Ne raport me emisionin mund te fliste per nje perdhunim intelektual dhe shkencor e ne fund  ndoshta edhe shpirteror, por nje ekzagjerim i tille nuk nderon vete profesorin Spiro.
Me tej zoti Spiro merr persiper theksimin e dy dukurive  shume shqetesuese  qe ndodhin ne hapesiren shqiptare ( dhe nuk ndodhkan ne ndonje hapesire tjeter, per shembull ate greke)!!!
Me te drejte si dukuri te pare merr ne konsiderate klimen moçalore  qe ka perfshire median ne pergjithesi.  Madje duke mos qene i fushes, thekson se per shkak te krizes se thelle te medias se printuar, opinioni publik i thyeshem perballe dezinformimit dhe manipulimit ushqehet perditshmerisht nga mediat e kesaj klime moçalore.
Zoti Spiro besoj duhet ta dije se sot mediat prrballe audiencave  jane ne fatin e te qenit te vetezgjedhura dhe jo te imponuara mbi to!!!! Parimi moral per te servirur mediat ate çka edukon shoqerine dhe opinionin eshte i shumediskutuar dhe fatkeqesisht i refuzuar nga mediologe dhe editore globale!
Kontributi juaj konstatues nuk shton dhe nuk ndryshon dot gje, ndonese personalisht si artikullshkrues ndaj te njejtin pozicionim me zotin Spiro. Por kjo, rishtazi nuk ndryshon gje! Madje kete as ne Greqine fqinje nuk eshte se e kane ndryshe. Kjo klime eshte po aq prezent edhe atje, edhe ne USA edhe ne Itali, edhe ne Angli e ndoshta shume tjeterkund.
Por me shume se kjo reference, zotin Spiro e ben absolutisht refuzues diçka tjeter, matane kesaj. E zbulon vete:”  Artikull i mirë konsiderohet ai që «zbulon» se shqiptarët janë populli më i lashtë në Ballkan e në Evropë, gjuha shqipe është nëna e gjithë gjuhëve të tjera të botës, gjithë popujt e gjuhët fqinje janë bastardë, ndërsa Evropa (dhe Amerika, sipas rastit) na e kanë me të hedhur e nuk janë të sinqertë me ne (!). Gazetari merr rolin e shkencëtarit duke u shndërruar në një diciturë arbitare të një imazhi të ndjeshëm”

Pra eshte e qarte se zotin Spiro nuk e brengos vetem fakti qe gazetari merr persiper kontribut ndriçues dhe qases ne vemendjen e publikut dhe per rrjedhoje dhe te institucioneve, por me shume “protagonizmi” i tij si shkencor dhe historik ne rubriken e vet, te cilen zoti Spiro, kurre nuk e ndjek!!
Zoti Spiro rubrika e Marin Memes nuk eshte nje zhaner i gazetarise shkencore. Eshte thjesht nje telereportazh hulumtues dhe informues per ngjarje dhe emervende te panjohura dhe te mjegulluara nga thellesia kohore e se shkuares. As televizioni qe e transmeton dhe as autori i ” Gjurme shqiptare” nuk e pretendojne diçka te tille. Nuk mund ta kete kurresesi nje atribut te tille realisht.
Me tej shkrimi i zotit Spiro e mbulon brengen vetiake, duke u perqendruar tek terapia apo didaktika kuruese e medias se semure.
Ju flisni ne shkrimin tuaj per nderkembimin e lehtesishem historiane- shkencetare- gazetare dhe per largimin e vemendjes nga qasja e shendetshme. Ky eshte konstatim i drejte, por nuk ka shkak dhe aq me teper burim, mbijetesen e shtypit apo mediave te reja. Jo!  Kjo zoti Spiro ( nese vazhdoni te jeni  pedagog ne UT( ndjese per padijenine time) ka te beje edhe me mungesen e funksinalizmit shkencor per nje marredhenie komunikimi me publikun dhe mediat. Sfida sot, ne padijenine publike lidhet shume edhe me terheqjen e institucioneve, laboratoreve shkencore dhe atyre te historise dhe arkeologjise nga komunikimi dhe informimi i publikut.
Mediat kane mekatin gjememadh te mosadresimit shkencor dhe institucional. Ato kane fajin e mos-opcionit serioz shkencor ne rapoetime apo hulumtime te tilla televizive. Kete vakum e shfrytezojne amatoret dhe pasionantet e tjeterkush, por jo si nje qellim racist apo nacionalist. Nuk keni arsye ta paragjykoni kaa lehtesisht.
Perdorimi fragmentar i disa ligjeratave ne zhanre televizive, si ky i rubrikes se Marin Memes, padyshim qe mund te jape shkas per keqkuptime. Por kur telereportazhi trajtohet dhe merret aq seriozisht nga nje shkencetar apo profesor, sikunder jeni edhe ju ne gjuhesi dhe filologji, atehere kjo perben nje marredhenie po aq jo serioze sa edhe “zhvendosja e ligjerates se shkencetarit te keqkuptueshem dhe zhvendosja e pozicionit te tij nga trualli shkembor i shkences serioze”. Apo jo zoti Spiro?!

Si dukuri te dyte shqetesuese ne shkrimin tuaj reagues theksoni biresimin e standarteve dhe etikes akademike. Me te drejte flisni per informalitetin çertifikues, diplomues e veteshpalles te te gjithediturve qe shfaqen neper media ne keto 30 vite te fundit. Qasja juaj eshte levduese dhe karakterizuese kur flisni per mosreagimin shteteror dhe institucional ndaj dukurive flagrante te plagjiatures.
Ne kete pjese te refleksionit merrni nje pozicion kritik ndaj gjithe fenomenologjise dhe realitetit informal brenda jetes akademike, universitare dhe ne fushen e produktit dhe asaj te pronesise intelektuale e shkencore ne vend. Me te drejte ju flisni per dukurine me negative te kesaj kohe, ate te minoritarizimit trondites te shkencetarit, akademikut dhe studiuesit te sprovuar ne jeten reale kerkimore-shkencore  dhe ate te ballafaqimit specifik publik. Ky injorim sidomos per perfaqesuesit dhe asetet tona shkencore te sprovuara jashte vendit dhe mosperfillja vijuese e  tronditese e tyre nga institucionet zyrtare do te duhej te ishte nje platforme e madhe levizjeje prej tyre dhe krijimit te nje uniteti shembes te dukurise shqetesuese . Kjo meriton te marre pse jo, edhe vleren e nje kryengritjeje intelektuale e shkencore ndaj qesharakesise se shtetit dhe kritereve rekrutuese qe imponon lumpenikisht politika. Ndaj te njejtat pikepamje me ju zoti Spiro, per pjesen e dyte te trajtimit ne “dukurine e dyte shqetesuese”.

Duke e perfunduar kete reagim ndaj shkrimit tuaj zoti Spiro, me besimin se per klimen moçalore keni te drejte, por edhe me respektin se ne moçale gjenden edhe shpendet e rralle.

http://arberianews.net/mocali-inflacionit-intelektual-dhe-hiperboles-se-vlerave/

Check Also

Shpërthen Ilir Meta: Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi…

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra mdaj kryeministrit Edi Rama, pasi shprehet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 5 =