Home / Analize / Mjete të një gjenocidi kulturor

Mjete të një gjenocidi kulturor

Edon Qesari
Zhvillimi që mëton ky lloj i sotëm pushteti e fshin fashizmin e qëmotshëm nga faqja e dheut, i cili ishte i rrënjosur mbi kombëtarizëm dhe klerikalizëm, mbi ideale të moçme – duke ngritur në këtë mënyrë një tip të ri fashizmi, më të rrezikshëm se i pari. Është duke u kryer, në vendin tonë, zëvendësimi i vlerave dhe modeleve, proces mbi të cilin kanë ndikuar rëndshëm mjetet e reja të komunikimit masiv, e sidomos televizioni. Me këtë nuk dua të them se këto mjete janë, në vetvete, diçka e keqe: madje jam i bindur se ato mund të shënjojnë një përparim kulturor, porse deri tani kanë qenë mjete në shërbim të një prapakthimi të frikshëm, të një gjenocidi kulturor…
Ky shkatërrim vlerash nuk nënkupton aspak zëvendësimin e menjëhershëm me të tjera vlera, me të mirat dhe të këqijat e tyre, me një përmirësim të domosdoshëm të nivelit të jetesës dhe njëkohësisht me një përparim të vërtetë kulturor. Bëhet fjalë për një pamatshmëri (imponderabilità) dhe bash këtu, tani që po flasim, është rreziku më i madh. Vetëm përfytyroni se ç’pasoja mund të ketë, në të tilla kushte, një recesion ekonomik – gjë që afërmendsh ju fut dridhmat nëse gjendja shkon deri aty sa ta krahasohet me Gjermaninë e viteve 1930. Ndonjë analogji, mes industrializimit të këtyre dhjetë viteve të fundit dhe rastit të atëhershëm gjeman, gjendet: se ish në të tilla kushte që konsumizmi i hapi rrugën, bashkë me recensionin e viteve 1920, nazizmit…
Kur shoh përreth meje të rinjtë që janë duke humbur vlerat e vjetra popullore dhe përthithin modelet e diktuara nga kapitalizmi, duke rrezikuar kësisoj të marrin trajta çnjerëzore, të humbasin shprehinë gjuhësore në mënyrën më mizore, të mos kenë qasje kritike, të jenë të tulatur – kujtoj se gjithë këto ishin sjellje të dallueshme tek SS-të, e që më bën të shoh sesi mbi qytetet tona po shtrihet hija e llahtarshme e kryqit të thyer. Një vegim apokaliptik ky imi. »
_________
Pier Paolo Pasolini, gjatë një debati të zhvilluar me nisëm të Partisë Komuniste italiane, më 7 shtator 1974
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz

Check Also

Mediatizimi i dhunës në familje- zgjidhje apo ridhunim?

 Nga Eljon Kollçaku Portretizimi i dhunës në familje nga media mbetet një pikë diskutimi dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =