Home / Aktualitet / Mjeku ngre alarmin: Shumicës së shqiptarëve të infektuar po u jepet mjekimi i gabuar!

Mjeku ngre alarmin: Shumicës së shqiptarëve të infektuar po u jepet mjekimi i gabuar!

Ditët e fundit është hapur një debat i nxehtë publik në media mes mjekëve dhe ekspertëve, për mënyrën se si po u jepet mjekimi shumë të infektuarve nga Covid-19.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për kosto të larta e të çmendura të kurave që tejkalojnë edhe vendet perëndimore, por edhe për dëme të mëdha në shëndet që shkaktojnë këto kura të ekzagjeruara dhe të gabuara.

Edhe Besnik Jakaj, ish-drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, ka denoncuar së fundmi këtë problem gjatë një interviste te “Euronews Albania”. Ai shprehu shqetësim edhe për personat që po mjekohen në kushtet e shtëpisë të cilë po trajtohen me telefonata dhe Whatsapp.

“Ka shumë që janë në oksigjenoterapi në kushte shtëpie, por këtë gjë në rastin më të keq duhet ta monitorojë mjeku kurse në rastin më të mirë re minatori, por vetë qytetarë trajtohen me këtë terapi pa bërë një bilanc”, deklaroi mjeku.

Jakaj ka deklaruar se qeveria nuk e ka menaxhuar mirë situatën e pandemisë dhe se një nga gabimet më të rënda ishte mos përfshirja e mjekut të familjes dhe mos testimi masiv.

“Ka një keq-menaxhim. Në mënyrë të vazhdueshme qeveria kanë bërë më shumë propagandë dhe kanë bërë menaxhim të centralizuar. U vonua përfshirja e mjekut të familjes. Nuk ka pasur testim masiv pasi kjo do të sillte ndërprerjen e përhapjes masive”, tha ai.

Ish-kreu i ISHP-së shtoi se kemi kolaps spitalor sa i takon trajtimit të pacientëve duke theksuar se nuk është vetëm çështje shtretërish.

“Ka shkuar në një kolaps në kuptimin e plotë sistemi spitalor sepse nuk mjaftojnë spitalet covid-1, covid-2 dhe covid-3, nuk është çështje shtretërish por është çështje menaxhimi. Trajtimi i pacientëve në spitalet rajonale nuk do të krijonte këtë hinkë në spitalet covid dhe nuk do të krijonte këtë panik në popullatë që presin me orë të tëra në ambulancë. E gjitha është një keq menaxhim”, tha Jakaj.

Check Also

Paloka hedh poshtë zërat se do të jetë drejtues politik në qarkun e Durrësit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli në një lidhje live për Fax News për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 20 =