Home / Aktualitet / Mjeku i njohur tregon pasojat post-Covid: Infektimi pas vaksinimit është normal

Mjeku i njohur tregon pasojat post-Covid: Infektimi pas vaksinimit është normal

Mjeku reanimator Roland Xhaxho ka treguar disa nga shenjat dhe sëmundjet që përballen personat të cilët kanë kaluar koronavirusin.

Ai ka thënë se të infektuarit me Covid-19 do ta kenë të vështirë që t’i kthehen cilësisë së jetës që bënin më përpara.

Virusi lë një sërë pasojash tek të infektuarit, të cilat duan një kohë të gjatë që të largohen.

“Ndërlikimiet post-COVID ende janë në studim por pjesën më të madhe e kanë përcaktuar me dëmtimet që lë në mushkëri dhe pasojat e tjera mbi sistemin kardiovaskular.

Nuk është sëmundje që kap vetëm mushkëritë, por kap edhe sistemin vaskular. Pamundësi të pacientëve për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme. Pacintët do të lodhen më shpejt, sapo të fillojnë të bëjnë një sforco fizike do të ndihen të lodhur. Do të kenë pamundësi për të bërë cilësinë e jetës që kanë pas bërë më përpara. Të tjera janë problemet cerebrale, me trompozat apo me hemoragji celebrale. Këtu nuk përjashtohen as problemet e tjera kardiake”,- tha Xhaxho.

Ai foli gjithashtu edhe për rastin e mjekut Pëllumb Pipero, i cili u infektua 14 ditë pasi bëri vaksinës e Pfizer kundër koronavirusit.

“Është normale infektimi, pasi kolegu im i ngushtë është i ekspozuar ngdaj virusit dhe presupozohet që ai ka marrë atë tirin e mjaftueshëm të antigenëve të virusit. Ata kanë një favor se vetë vaksina pas 15 ditësh ka krijuar anti-trupat po pavarësisht nuk janë të mjaftueshme për të shmangur shenjat. Me sa kemi pasur kontakt ai ka vetëm disa shenja të vogla. Njerëzit të mos tremben nga një shfaqje e shenjave të Covid-19 pas vaksinës”,- tha mjeku.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 1 =