Home / Aktualitet / Mjeku Artan Koni: Vala e dytë e pashmangshme, vaksina nuk do ta zhdukë koronavirusin

Mjeku Artan Koni: Vala e dytë e pashmangshme, vaksina nuk do ta zhdukë koronavirusin

Mjeku urolog, Artan Koni, tha se koronavirusi nuk do të zhduket as me vaksinë, por do të qëndrojë si gripi.

Sipas tij, patjetër që do të ketë një valë tjetër të COVID-19, duke shtuar se virusi tashmë e ka ulur virulencën, ndaj dhe nuk ka shqetësim të madh.

Sa i takon infektimeve të shumta në QSUT, mjeku Koni tha për News24 se kjo është e papranueshme, pasi ky është spitali më i madh në vend dhe që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë.

“Te struktura që punoj unë nuk kam parë shpërthim të virusit te punonjësit. Këtë e shohim te strukturat shtetërore dhe te strukturat ku duhet të ishte mbrojtja maksimale. Pra, kur thonim që te hapja duhet të ketë kujdes, pasi urbanet, grumbullimet, do ishin vatra infeksioni, na doli që vatra më e madhe e infeksionit të ishte QSUT, vendi ku duhet të ishim 100% të sigurt. Mund të ishte një spital tjetër, por jo QSUT, që mbahet si më i madhi në vend që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë. Nëse nuk e kemi vëmendjen maskimale te QSUT, ku do e kemi, te Parku i Liqenit? QSUT çedoi në këtë pikë për disa arsye: retorika e përgjithshme e qeverisë është që pas hapjes së karantinës, fajin e ka populli se nuk është aq i kujdeshëm sa duhet. Po në QSUT kush e pati fajin, mjekët? Nuk e kishin fajin as mjekët, as sanitarët, por mungesa e mjeteve,” u shpreh Koni.

“Duke u shtuar publikimet shkencore, vihet në një informacion më stabël. Koronavirusi është një virus si gripi, që doli për herë të parë më 2019 dhe do të qëndrojë këtu. Si gripi, edhe ai do të qëndrojë këtu, edhe me vaksinë do ta kemi. Vaksina nuk do ta zhdukë, por ajo do na ndihmojë mos të kemi më këtë pandemi. Patjetër që do të kemi një valë të dytë, por përderisa virulenca e tij po bie, nuk shoh shqetësim të madh. Në shkurt dhe në mars ishim më keq, nuk bënim tampone, nuk e dinim. Rastet që shohim tani të shtuara do të thotë se kanë qenë shumë mangut më parë, në kohën e pikut. Edhe në Itali ka shumë të rinj të prekur,” tha ai.

Check Also

Kriza nga “COVID-19” rrëzon eksportet Shqipëri-Kosovë

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës për tetë muajt e parë të këtij viti kanë rënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × five =