Home / Aktualitet / Mjekja Kuli: Kujdes! Fëmijët shfaqin simptomat deri pas …

Mjekja Kuli: Kujdes! Fëmijët shfaqin simptomat deri pas …

Familjet të cilat kanë një anëtar pozitiv me covid,  duhet të bëjnë shumë kujdes me fëmijët pasi sipas dr. Xhorxhina  Kuli e cila drejton shërbimin infektiv për fëmijët dhe pikërisht  repartin covid për të vegjlit, fëmijët i manifestojnë  simptomat edhe pas 4 deri në 6 javë pasi është prekur i rrituri në familje.

“Është parë që ndodh që fëmija të jetë infektuar 4-6 javë pas prindit,” tha Xhorxhina Kuli.

Shefja e shërbimit infektiv  për fëmijë thotë se ka fëmijë të shtruar në shërbim madje edhe në terapi intensive  por nuk janë shifra  alarmante. .Ndërsa pozitivë  të konfirmuar me tampon janë rreth 3000 fëmijë  në të gjithë vendin.

“Janë 3 mijë fëmijë pozitiv  ndërkohë që kemi disa të shtruar por  ka vende”, deklaroi Xhorxhina Kuli.

Shqipëria po përballet me numër të lartë të infektuarish dhe po kështu numër të lartë të humbjeve të jetëve çdo 24 orë. Tanimë mjekët pohojnë se kanë hyrë mutacionet e virusit edhe në vendin tonë ndonëse nuk janë në gjendje të përcaktojnë se me cilin lloj mutacioni po infektohen tanimë shqiptarët.

Check Also

Kryeministri Rama jep medalje ari për nxënësit me rezultate të shkëlqyera, i riu ‘ia plas në sy’: Shyqyr që erdhën zgjedhjet…

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushin kanë dorëzuar medalje për gjimnazistët ekselent. Teksa ia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − five =