Home / Kryesore / Mjekët të shqetësuar: Pasiviteti gjatë karantinës do të rrisë sëmundjet kronike

Mjekët të shqetësuar: Pasiviteti gjatë karantinës do të rrisë sëmundjet kronike

Mjekët britanikë janë të shqetësuar se për shkak të pasivitetit këto kohë në karantinë njerëzit mund të bëhen obezë dhe të rëndojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas tyre tashmë të gjithë kanë ndryshuar stilin e jetesës dhe inaktiviteti mund të ketë pasoja të mëdha. Përpos obezitetit mungesa e aktiviteti fizik sjell edhe sëmundje të tjera si hipertensione dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Chrissy Roberts, profesor në shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë në Londër ka deklaruar se sipas një studimi të fundit, pasiviteti mund të ketë dëme të mëdha në popullatë.

Ai është shprehur:

Ne e dimë tashmë që obeziteti është një ndër faktorët më të rrezikshëm për infektimin nga Covid-19, kështu që nëse nuk kryejmë aktivitet fizik dhe gjatë gjithë kohës ushqehemi, kjo do të thotë që do të kemi popullata beze që ndoshta nuk do e përballojnë Covid-19. Flasim gjithmonë për kohën që nuk kemi një vaksinë apo medikament.

Studimi i cili është kryer nga universiteti “College” në Londër u bazua në anketën e 5800 personave në Britani nga mosha 20 vjeç e lart. Nga të dhënat rezultuan se 25.4 për qind e pjesëmarrësve ishin persona që vuanin nga sëmundje të ndryshme se hipertensioni, diabeti, sëmundjet e mushkërive, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Tashmë shkencëtarët janë të shqetësuar se pasiviteti për një kohë të gjatë do të rrisë numrin e personave me sëmundje kronike.

Përshtati në shqip nga Daily Mail: Marjana Ciku

Check Also

Hapja e plazheve dhe fluturimet charter, ja çfarë ndodh pas 1 Qershorit

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − five =