Home / Aktualitet / Mjegulla afrikane “pushton” vendin, ARRSH thirrje shoferëve: Ja akset problematike

Mjegulla afrikane “pushton” vendin, ARRSH thirrje shoferëve: Ja akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje shoferëve të tregohen të kujdesshëm, pasi ka prezencë të mnegullës në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjetëve që në këto akse të tregohen të kujdesshëm dhe të ulin shpejtësinë.

“Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore,” thuhet në njoftim.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − eleven =