Home / Aktualitet / Mizoria serbe/ Shënohet 22 vjetori i masakrës së Izbicës

Mizoria serbe/ Shënohet 22 vjetori i masakrës së Izbicës

Më 28 mars 1999 forcat ushtarake serbe masakruan 147 burra të rinj dhe të moshuar nga Kosova, në kuadër të planit shfarosës që kishin ndërmarrë ndaj Kosovës.

Kanë kaluar 22 vite nga koha kur forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Kjo masakër konsiderohet si një nga krimet më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror. Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojë sot homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës.

Homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Izbicë, do të bëjë edhe u.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + five =