Home / Aktualitet / Miu i torturuar dhe zemërimi i publikut

Miu i torturuar dhe zemërimi i publikut

Nga Enver ROBELLI- 

[Disa mendime të profesorit zviceran Christian Fichter, i cili është psikolog i çështjeve sociale dhe të ekonomisë]

“Zemërimi po vërshon mediat dhe po e ndot diskursin shoqëror. Kush dëshiron, mund të zemërohet orë e çast. Dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz që duan të zemërohen. Shqyerja dhe grisja në Twitter, në Facebook dhe në Youtube po i infekton politikanët dhe gazetarët. Ata nxisin zemërimin për t’i mbajtur të disponuar lexuesit dhe zgjedhësit. Po nuk e bënë këtë, fundosen në parëndësi. Qëllimisht po i futet pyka shoqërisë sonë. Ne po përçahemi dhe nga përçarja jonë po nxirret fitim”.

“Në aspektin afatgjatë vërejmë se logjika perfide e ekonomisë së zemërimit i ka përfshirë edhe mediat klasike. (…) Cila është pasoja e kësaj? Sa më i madh zemërimi, aq më të larta klikimet. (…) Zemërimi na motivon, por po ashtu na e mjegullon të menduarit. (…) Zemërimi është një helm i ëmbël. E kërkojmë helmin për t’u dehur”.

“Impuls qendror i ekonomisë së zemërimit janë mediat sociale. Ato e kanë kuptuar se çka na mban më së gjati para ekraneve: storjet që ngjallin emocione të fuqishme. Nëse diku në këtë botë torturohet një mi në laborator, atëherë ne e lexojmë këtë menjëherë, e komentojmë dhe e shpërndajmë. Këtë e vërejnë algoritmet në Youtube, Twitter dhe Facebook dhe na tregojnë gjithnjë edhe më shumë minj të torturuar për të na mbajtur në qarkun të pafundmë të pamjeve të reja. Për këtë madje ekziston një fjalë: Doomscrolling”. (Doomscrolling – kur i qepesh telefonit apo kompjuterit dhe lexon lajme negative – njërin pas tjetrit).

“Kush e merr rrogën nga zemërimi mbi një të keqe, ai s’ika interes ta zhdukë të keqen”.

“Zemërimi dhe Doomscrolling janë atraktive për neve, konsumueset dhe konsumuesit e mediave, sepse na mundësojnë që të reagojmë me emocione negative ndaj diçkaje të keqe që i ndodh tjetrit. Shumica e kafshëve e njohin këtë. Qeni pikëllohet kur ia marrin ushqimin, por jo kur një qeni tjetër i merret ushqimi”.
(Nga një intervistë në gazetën “Tages Anzeiger”)

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =