Home / Shendeti / Misteri i rënies së flokëve tek pacientët me Covid

Misteri i rënies së flokëve tek pacientët me Covid

Ndër simptomat e ditura të koronavirus, së fundmi është vënë re që pacientët që janë infektuar apo kanë kaluar Covid-19 kanë rënie të theksuar të flokëve.

Ndërsa OBSH nuk e njeh ende rënien e flokëve si simptomë që ka të bëjë me virusin, një pjesë e mirë e të infektuarve jane shprehur se kanë patur rënie të pazakontë të flokëve, gjatë dhe pas shërimit nga virusi.

Në një faqe në facebook është janë pyetur 1100 të shëruar nga koronavirusi dhe 27% e tyre janë shprehur se kanë patur rënie flokësh. Megjithatë sipas ekspertëve rënia e flokëve nuk mund të konsiderohet si simptomë e drejtpërdrejtë e koronavirus, por arsyet kanë të bëjnë me shokun emocional dhe fizik që pacientët pësojë pasi rezultojnë pozitiv me Covid-19.

Dr. Michele Green, një dermatologe në spitalin Lenox Hill në New York ka treguar se pasi ajo hapi klinkën e saj pas karantinës, i kanë ardhur poacientë që kishin në kuptimin e plotë të fjalës qese të mbushur me flokë.

Sipas ekspertëve rënia e flokëve lidhet me faktin se ajo çfarë ndodh te pacientët me Covid-19 njihet si telogen effluvium – një formë e përkohshme e shkaktuar nga një stres fizik ose emocional, temperatura e lartë ose humbja në peshë.

Check Also

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse hani fruta dhe perime të palara

Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë. Kjo është këshilla që me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + eleven =