Home / Aktualitet / Misioni i Atij apo Misioni i Gjithkujt

Misioni i Atij apo Misioni i Gjithkujt

Nga Gezim BASHA-

Partia Demokratike lindi si njē lëvizje e gjerë popullore pro perendimore por përfundoi në modelin antiliberal Bathist të partive të Lindjes së Mesme me liderë Sadamin apo Al-Hasadin—partinë e sunduar prej një individi të vetëm—duke e humbur pa shpresë çdo nuancë të lidershipit kolegjial. Këtu filloi tkurrja e vazhdueshme elektorale e saj!

Opozita më e suksesëshme në krejt Europën Lindore, u katandis në një Parti-çadër ku kultivoher vetëm përulja politike, ku largimet dhe afrimet bëhen jo më si proces normal demokratik, por si transaksione interesash ku monedhë është servilizmi ndaj liderit apo kontibutet e tjera okulte.

SHQUP-I tani nuk ngjan me selinë e një partie moderne Europiane, por me shatoren e mbretit Saudit kur shkon per vakancë verore në viset e Beduinëve të përulur…
Partia Socialiste ka qenë përherë e tillë, prej saj nuk ka patur ndonjëherë pritshmëri të medha.
Misioni i liderit, bie ndesh me misionin e gjithkujt per nje parti-levizje!

Meqë sot është 22 Mars, desha t’ju kujtoj miqve tê mi në PD se kur përulen të gjithë, populli mbetet në gjunjë në tunelin pa dritë të tirranisë!

Check Also

Ministria publikon shifrat e COVID: Ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan gjatë 24 orëve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 20 =