Home / Aktualitet / Miron Çako flet për Pashkët Ortodokse

Miron Çako flet për Pashkët Ortodokse

Miron Çako, Kreu i Katekizmit në Kishën Ortodokse, ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News, ku ka folur për Pashkët Ortodokse.

Fillimisht, Çako foli për simbolin e vezës së kuqe, duke treguar si lindi ky simbol dhe rolin qe pati Maria Magdalena.

“Bëre mirë që e hape këtë temë. Nuk i jepsha shumë rëndësi lidhjes së lepurit me vezën e kuqe. Kjo vjen nga shën Maria Magdalena, një nga nxënëset e Krishtit. Ajo ishte ndër të parët që e pa Krishtin e gjallë. Ajo bën një udhëtim në Romë dhe i tha Çezar Tiberi dhe i thotë që Krishtin që padrejtësisht Pilati që e dënoi në kryq vdiq dhe u ngjall. Ai ishte pagan dhe nuk e besoi. Aty po kalonte një skllave që po mbante shportë me vezë të bardha. Ai i thotë ashtu sikur këto vezë mund të bëhen të kuqe, ashtu mund të ngjallet dhe Krishti. Maria Magdalena shkon dhe i prek këto vezë dhe në emër të Krishtit vezët bëhen të kuqe. Ajo merr një vezë dhe i thotë ‘Çezar, Krishti u ngjall.’ Këtu mbahet tradita që u transmetua brez pas brezi,” tha ai.

Çako më tej i dha përgjigje dhe pyetjes përse Pashkët festohen një herë një ditë dhe më pas një javë.

“Kemi Pashkët Ortodokse që janë një ditë dhe më pas janë një javë? Krishti u ngjall ditën e diel. Duhet të dini se dita e parë e javës është e diela. Nga e diela në të diel janë 8 ditë. Pra Krishti u ngjall në ditën e tetë. Kjo quhet dita pa perëndim, ose dita e përjetësisë kur të vijë Krishti. Kisha na jep këtë ikonë që quhet java e ndritshme. Të gjitha shërbesat janë njësoj. Për të na dhënë atë që me ardhjen e dytë të Krishtit, kur gjithë natyra dhe njerëzimi do të rigjenerohet, kuptohet ata që do të jenë të Krishtit, atëherë do të jetojnë atë jetën e përjetshme në mbretërinë e Zotit”, u shpreh ai.

Një tjetër çështje e rëndësishme ku u ndal Çako ishte dhe me çfarë nuk shkon me besimin në ditët e sotme, duke theksuar se jemi kthyer në një brez të degjeneruar që jo vetëm është degjeneruar në kuptimin moral natyror, pra si kurvëria apo tradhëtia bashkëshortore, por tashmë po përligjim dhe pervesitetin.

“Jemi një brez që ateizmin e kemi bërë sistem. Fjala ateizëm do të thotë që je kundër zotit. Është si të prishësh ligjet e natyrës. Kështu dhe perëndia ka disa ligje morale. Është ligji natyral mos i bëj tjetrit atë që nuk do që të bëhet ty. Ligji shpirtëror që kemi ne besimtarët është bëji tjerëve atë që do të të bëjnë ty. Ne jemi një brez ateist, një brez i degjeneruar. Jo vetëm degjenerimi moral natyror, pra kurvëria, tradhëtia bashkëshortore, por ne po përligjim perversitetin. Po e kthejmë në ligj, në sistem. Nuk duhet t’i anashkalojmë. Plus urrejtja. Është bërë tani në mënyrë jetese”, perfundoi Cako.

(Faxweb.al)

Check Also

“Ka korrupsion”, Kryeministri Rama kritikon drejtuesit e Policisë

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot hapur drejtuesit e policisë në qarqe dhe madje i akuzoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 3 =