Home / Aktualitet / Miratohet zyrtarisht mbrojtja ndaj prokurorit që hetoi Çapjat në Elbasan

Miratohet zyrtarisht mbrojtja ndaj prokurorit që hetoi Çapjat në Elbasan

Është miratuar zyrtarisht nga Komisioni i Posaçëm mbrojtja ndaj prokurorit Ritvan Sukaj, i cili është prokurori që ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan.

Sukaj është prokurori që firmosi urdhrin për arrestimin e Ardjan Çapjas.

Ky vendim vjen dy ditë pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe shpalljes në kërkim të Florenc Çapjas.

Çapja cilësohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, si dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Gjithashtu, Ardian Çapja, është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan./ Opinion.al

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − ten =