Home / Aktualitet / Miratohet marrëveshja e rëndësishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (E PLOTË)

Miratohet marrëveshja e rëndësishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (E PLOTË)

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjen me Maqedoninë për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e kufirit, aq më tepër për sezonin turistik. Më herët e njëjta procedurë është ndjekur me Kosovën.

VENDIMI I PLOTË
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR NGRITJEN E PIKAVE TË PËRBASHKËTA TË KALIMIT KUFITAR NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Check Also

Gjata: Betejën e kemi me Ramën dhe modelin e tij, në PD do të hyjë fryma e re

Partia Demokratike do të zhvillojë në 17 korrik, mbledhjen e kuvendit Kombëtar, ku do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 7 =