Home / Aktualitet / MIQËSIA MIQËSI POR VAKSINA TË SHKOJË E TË VIJË

MIQËSIA MIQËSI POR VAKSINA TË SHKOJË E TË VIJË

Nga Xhovalin DELIA-

BOMBA ATOMIKE, qe arma më e fuqishme americane që i vuri pikën luftës së dytë botërore në Hiroshima, në 1945.
Sputnik, ishte arma e parë TEKNIKE e luftës së ftohtë në hapësirë, dhe Apollo 11 qe bomba kozmike që do të rrëzonte MURIN komunist në Berlin në 1989. Ishte EPËRSIA TEKNIKE perëndimore ajo që e rrëzoj komunizmin e jo epërsia e TË DREJTAVE TË NJERIUT. Ishte Amerika jo Helsinki.

SOT, VAKSINA ANTI COVID19 me disa emra, është BOMBA ANTI VIRALE më potente se ajo atomike e kozmike së bashku. Më të fuqishmit e botës mburren se e kanë, dhe si më të mirën, e sa frëngu pulen e shesin, e nga covid19 vazhdojmë të vdesim.

Kujt t’i besojmë e cilën të zgjedhim? Të veten nuk na e japin e të marrim gjetiu nuk na lëne. Të pranojmë ofertën Sputnik, si ” vrasës, e aleat të Vladimir Putin” na akuzojnë. Të pranojmë vaksinën kineze, tradhëtarë anti perëndimorë na konsiderojnë.

Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët e gjorë? Të vdesim pa gojë e parimet të mos i tradhëtojmë?
Jo, po ta kisha unë në dorë, do t’i thosha Kinës, hajde bujrum, me vaksinë Ad5-nCoV, infermierë e doktorë në shtëpinë tonë, pa e vrarë mendjen për Paris, Romë, Berlin e Washington. Urtë e butë e tiganin plot!
Miqësia miqësi, por VAKSINA të shkojë e të vijë. JETA VJEN NJË HERË, E PO SHKOJ NUK KTHEHET MË!
Miqësia e diplomacia janë në shërbim të jetës e Jo jeta në shërbim të miqësisë e diplomacisë.

Kina, “më i keqi” i të këqinjëve nuk mburret me vaksinën e saj Ad5-nCoV, nuk e proklamon, madje edhe e falë. Askush nuk mund të thotë sot se vaksina kineze është më e mira, por të gjithë e dinë se në Kinën e madhe, me një miliard e pesëqind mijë kinezë vetëm pesë janë të infektuar e të gjithë gjallë. Nuk duhet shumë mend, as shkencë, as politikë e as diplomaci për të ZGJEDHUR VAKSINËN MË TË MIRË E MË TË LIRË.

Ata që e kanë “shpikur miun VIRUS” më përpara kanë menduar edhe “macen”. Ashtu siç ata që ndezën luftën e dytë, kishin projektuar armën për t’a shuar. Kinezët, që e kanë nisur këtë luftë do t’a bitisin.
Uroj t’a fitojmë ne por kjo është ende herët per tu parë. Dimë që lufta sapo ka nisur . Fundi është larg e nuk duket qartë.

Ajo që është e qartë sot, është ROLI I TEKNIKËS në postkapitalizëm. Edhe në luftën e tretë VIRALE bëtërore, TEKNIKA është SUBJEKT, i historisë, dhe jo njeriu. Ky i fundit është thjeshtë mjet i saj.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 13 =