Home / Aktualitet / Ministrja e Shëndetësisë e konfirmon: Variantet e reja të Covid janë futur në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë e konfirmon: Variantet e reja të Covid janë futur në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur në emisionin “Opinion” se ka sinjale laboratorike që në Shqipëri të jetë futur variantet e reja të COVID-19.

Manastirliu tha se infektimi i grupmoshave të reja me COVID vjen për shkak të këtyre varianteve.

“Trendi i lartë vlerësohet nga ekspertët vjen si rezultat i grumbullimeve në ambiente të mbylluar dhe të hapura, probalisht dhe për shkak të varianteve të reja të COVID-19. Kemi sinjale laboratorike që në Shqipëri mund të qarkullojnë këto variante. Ne kemi dyshimet arsyeshme në ISHP dhe lidhur me prekjen e fashës së grupmoshave të reja. Gjithë reflektimi i post festave ka rezultuar me rritje të infeksionit. Komitieti i Eksperteve i cili ndjek situatën i merr vendimet në varsi të disa kritereve dhe situatës epidemiologjike, ne nuk jemi një vend që nuk kemi pasur masa. Ajo që ne po vuajm sot është mos zbatimi i masave.”-tha Manastirliu.

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − six =