Home / Aktualitet / Ministrja e Mbrojtjes: Moti i keq do vijojë, Forcat e Armatosura dhe policia në gatishmëri

Ministrja e Mbrojtjes: Moti i keq do vijojë, Forcat e Armatosura dhe policia në gatishmëri

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat njoftoi rreth situatës në vend, si pasojë  motit të keq me shi e erë të fort që ka goditur vendin.

Xhaçka bëri me dije se deri tani situata paraqitet e qetë, por theksoi se moti me shira të rrëmbyer do të vijojë të jetë prezent në vend.

Ministrja tha se në terren janë angazhuar bashkitë e prefekturat, Forcat e Armatosura si dhe policia, për të t’i ardhur në ndihmë kujtdo që mund të cenohet nga moti i keq.

Megjithatë, Ministrja theksoi se si pasojë e masave të marra, shpreson që të mos përsëritet situata si në vitet e kaluara me përmbytjet, veçanërisht në Shkodër, Vlorë, Fier e Lezhë.

Deklarata e plotë:

Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund tëjenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Me qëllim marrjen e masaveparandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale në nivelin lokal dhe qendror, Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët  në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash.

Nëkëto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi tëdrejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje tëvecantëtek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore.Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve tëFA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se rreshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimetqëçdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t’i ekzpozohen rrezikut të përvitshëm.

Që prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes  duke vlerësuar rreziqet e shkaktuar nga përmbytjet si një nga fatkeqësitë kryesore që prekin territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndërhyrëmasivisht në forcimin e argjinaturave të lumenjve në disa nga zonat më të rrezikuara.

Në bashkëpunim  me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë-Ballajnë lumin Shkumbin, përroi GrykëManati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit tëGorishovës janë më të sigurta,ç’ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në  Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhëetj sa herë qëlumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç’ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in, Ministria e Mbrojtjes po punon edhe për hartimin dhe zbatimin e studimeve tëfizibilitetit dhe të strategjive për zvogëlimin e rriskut ndaj fatkeqësive dhe për herë të parë, Emergjencat Civile në Shqipëri do të kenë shume shpejt module specifike, të ndërtuara në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të ndërhyrë në kohë reale nërastë tërmetesh, zjarresh e përmbytjesh.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve, fatmirësisht për të gjitha arsyet që rendita më sipër, nuk kemi pasurte njëjtat situata me të cilat jemi përballur thuajse çdo vit, kryesisht në ato zonatë cilësuara si zona të kuqe, moti i keq sërish mund të na ekpozojënë situata te papritura. Sistemet e kanalizimeve të dëmtuara, ndërtimet e pakontrolluara në zonat e rrezikuara, kolektorët e bllokuar e problemet e ndryshme që kanë ardhur nga zhvillimi kaotik i territorit i deri pak viteve më parë, sërish na ekspozojnë në probleme të mundshme sa herë prurjet paraqiten të jenë të një intensiteti të lartë.

Për këtë arsye, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror  dhe vendor, bashkitë dhe prefekturat, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit janë në gatishmëri dhe tëmirëkoordinuara për të reaguar në kohë  dhe me efikasitet.

Jam shpresëplotë se, falë asaj ç’ka kemi bërë, nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara, veçanërisht nëShkodër, Fier, Vlorë e Lezhë. Megjithatë, marr shkas t’i bëj apel çdo qytetari, që në rast rreziku nga përmbytjet të njoftojnë strukturat e tyre vendore të emergjencave civile, për të ndërhyrë në kohë apo te telefonojnë nr e emergjencave 116 – 116.

Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar  planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm, në mënyrë që mos cënohet asnjë jete njeriu, e të bëhet gjithë sa mundet për të parandaluar dëmet në bujqësi e blegtori.

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =