Home / Aktualitet / Ministrja e Arsimit mesazh ngushëllimi për drejtorin e shkollës që humbi jetën nga COVID-19

Ministrja e Arsimit mesazh ngushëllimi për drejtorin e shkollës që humbi jetën nga COVID-19

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shprehur keqardhjen për vdekjen e drejtorit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Dedë Malaj.

Ndaj me familjen e mësues Dedës e të afërmve të tjerë, me kolegët e nxënësit e tij, ndjenjën më të thellë të hidhërimit për këtë njeri të palodhur në punën e tij, që ndër vite ka dhënë vetëm kontribut të mirë në arsim”, shkruan ministrja, teksa gjen rastin për të apeluar qytetarët që ta mbajnë maskën për të frenuar sa më shumë rritjen e rasteve me të infektuar.

Postimi i plotë:

Me keqardhje të thellë prita lajmin e ndarjes nga jeta të arsimtarit dhe drejtuesit të nderuar, Dede Malaj, pas një përpjekjeje të madhe për ta mposhtur virusin e pabesë Covid-19.

Ndaj me familjen e mësues Dedës e të afërmve të tjerë, me kolegët e nxënësit e tij, ndjenjën më të thellë të hidhërimit për këtë njeri të palodhur në punën e tij, që ndër vite ka dhënë vetëm kontribut të mirë në arsim.

Me këtë rast, apeloj sërish shumë fort që për asnjë moment mos ta ulim vigjilencën për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të tjerëve, por akoma më shumë të rrisim ndërgjegjësimin qytetar që të frenojmë përhapjen e mëtejshme të virusit

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =