Home / Aktualitet / Ministria nxjerr shifrat e COVID/ Ja sa viktima dhe raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria nxjerr shifrat e COVID/ Ja sa viktima dhe raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

Check Also

“Bëri thirrje për armatosje”, Policia nis procedim penal ndaj Xhelal Mziut

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për kreun e listës së PD-së në qarkun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + twelve =