Home / Aktualitet / Ministria jep alarmin: Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri

Ministria jep alarmin: Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve.

Deri më tani janë konfirmuar tre raste me gripin e shpëndëve në vendin tonë.

Njoftimi i plotë

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural deklaron se po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit. Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8. Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. 
Në vijim, Urdhëri i Ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. 
Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetsore veterinare.

Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar. Është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjenës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre.

Check Also

Lojra fati në lokalin e tyre, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia për ushtrimin e aktivitet të paligjshëm të lojërave të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =